Haziri s’e kalon ‘provimin’ e parë në Këngën Magjike

Haziri s’e kalon ‘provimin’ e parë në Këngën Magjike

30 tetor 2017 12:42

Mentor Haziri, një prej këngëtarëve më të njohur shqiptarë, sidomos me hitet e tij me grupin “Kthjellu”, për herë të parë këtë vit merr pjesë në Këngën Magjike.

18 edicionet e kaluara të këtij festivali kanë pasur me dhjetëra këngëtarë që i janë rikthyer skenës magjike, por për ish-liderin e “Kthjellu”, ky ishte momenti për të qenë pjesë e garës.

Pak para se të prezantonte këngën “Plagë në zemër”, Mentorit iu desh të përballej me një “test” kalimi në Këngën Magjike. I pyetur nëse i ka ndjekur edicionet e mëparshme të këtij festivali, Mentori tha se ‘po’, por, siç transmeton Syri.net, për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve nga edicionet e kaluara, e pati të vështirë.

Kështu, Mentori nuk e dinte që Jonida Maliqi është këngëtarja me më shumë pjesëmarrje në Këngën Magjike, as nuk kujtonte cila ishte prezantuesja e Arditit që e shoqëroi atë për dy vite radhazi në prezantim (Natalia Estrada). Por pikët, Mentori i humbi të gjitha pasi nuk arriti të kujtonte se cili ishte kompozitori që në një edicion të Këngës Magjike fitoi të tria çmimet e para. Pasi u mendua pak, emri që zbuloi ishte ai i mikut të tij Alban Skënderaj, por harroi se në Këngën Magjike 2007 ishte pikërisht Flori Mumajesi ai që fitoi tri çmimet e para: “Hape veten”, vendin e parë me Aurela Gaçen, “Fluturimi 3470”, dueti i Florit me Soni Malajn në vendin e dytë dhe Elvana Gjata me “Ku jeton dashuria” në vendin e tretë.

Pas kësaj, për Mentorin erdhi një videomesazh nga Flori: “Po si nuk të vjen zor? Si nuk e gjete dot”,- i tha ai duke i kërkuar edhe një drekë borxh: “As në Prishtinë, as në Tiranë, ma ke në Ferizaj” – i tha Flori Mentorit që u ndie pak keq për këtë “pesë” me hatër që e bëri të kalojë këtë herë, meqë është hera e parë për të.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme