Rita Ora flet për përvojën e saj me Harvey Weinsteinin

Rita Ora flet për përvojën e saj me Harvey Weinsteinin

28 tetor 2017 16:50

Rita Ora është veshur në mënyrë të pazakontë në ahengun e Halloween në Pitsburg.

Ajo dukej me plot stil derisa performoi gjatë natës së kaluar.

Kjo është performanca e saj e parë pasi këngëtarja 26-vjeçare kishte folur për producentin Harvey Weinstein, me të cilin kishte punuar në “Southpaw”, në vitin 2015.

Rita Ora ka folur për eksperiencën e saj me Weinstein, të cilin e kanë akuzuar më shumë se 30 femra për sulme seksuale, dhunime dhe keqtrajtim seksual, transmeton kp. 

Ajo ka thënë në shoun e Jonathan Ross, i cili do të publikohet sonte, se, “Weinstein asnjëherë nuk është sjellë në mënyrë të pahijshme gjatë viteve sa kishin punuar së bashku”.

Ndryshe, më shumë se 30 aktore, përfshirë Angelina Jolie, Ashley Judd dhe Gwyneth Paltrow kanë thënë për New York Times dhe revistën The New Yorker, se Weinstein i kishte sulmuar seksualisht.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme