Nderohet Kenneth Branagh

Nderohet Kenneth Branagh

27 tetor 2017 21:35

Kenneth Branagh (Keneth Brena) i vendosi gjurmët e gjymtyrëve të tij në çimenton para teatrit kinez "TCL" në Hollywood. Ngjarja u përcoll me një ceremoni për ta shënuar këtë rast, transmeton Express i KTV-së.

Branagh, i cili është nominuar për çmim “Oscar” pesë herë, e pranoi këtë nder në Hollywood në të njëjtën kohë kur e ka filluar promovimin e projektit të tij të fundit, "Murder on the Orient Express".

Branagh u bë i famshëm në Hollywood me portretizimin e protagonistit në filmin, “Henry V”, dhe që atëherë ka luajtur në një numër të madh projektesh, e gjithashtu edhe ka bërë regjinë e disa filmave me buxhet të lartë si "Cinderella" dhe "Thor".

"Murder on the Orient Express", në të cilin luajnë aktorët Josh Gad, Leslie Odom Jr., Johnny Depp dhe Michelle Pfeiffer, e sjellë Branagh jo vetëm në rolin e regjisorit, por edhe si aktorë, pasi e portretizon personazhin e Hercule Poirot.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme