Weinstein padit kompaninë e vet

Weinstein padit kompaninë e vet

27 tetor 2017 20:43

Producenti pretendon se dokumentet e tij personale mund të përdoren për të luftuar një vendim të gabuar në betejën kundër kompanisë që ka themeluar.

Harvey Weinstein ka paditur kompaninë e tij për të fituar qasjen në emailat, të cilët sipas do ta “shfajësojnë” atë nga akuzat për sulme seksuale, transmeton KosovaPress.

Ai ka ngritur padi ndaj The Weinstein Company (TWC), e cila sipas tij, po mban informacionin kyç që mund të përdoret përmes veprimit legal.

Weinstein beson se llogaria e tij e emailit, e cila është primare gjatë kohës kur kishte punuar në kompani, përmban informata shfajësuese ndaj sulmeve kundër tij, raportojnë mediat britanike.

Ai është duke kërkuar qasje në dokumentet e tija personale, të cilat sipas tij, mund të përdoren për të luftuar një vendim të gabuar në betejën e tij legale me studion.

65-vjeçari ishte shkarkuar nga kompania në fillim të këtij muaji, pas akuzave për keqtrajtime seksuale, sulme dhe dhunime të shumë femrave.

Ai më vonë dha dorëheqje nga bordi i kompanisë, por mohoi akuzat e ngritura kundër tij.

Ndryshe, Weinstein kishte themeluar TWC së bashku me vëllain e tij, Bob Weinstein.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme