Bebe Rexhën boksi e bashkon me Silvester Stalonen

Bebe Rexhën boksi e bashkon me Silvester Stalonen

27 tetor 2017 11:21

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër femrat më të suksesshme në botën e muzikës, por duket se nuk ka qenë shumë e frymëzuar për këtë gjë.

Boksi është sporti që e ka bashkuar me aktorin hollivudian, Silvester Stalonen i cili e ka frymëzuar për vazhdimin e karrierës. Siç transmeton Shekulli, 71-vjeçari është personi që e ka ndihmuar të kalojë gjendjen depresive para pak kohësh, gjë të cilën na e ka rrëfyer me një postim në “Instagram”:

“Para një muaji, unë shkova në palestër dhe doja të hiqja dorë nga bota e muzikës, sepse më dukej sikur po ndiqja lartësitë boshe dhe isha shumë e depresionuar. Ky njeri ishte atje atë ditë dhe më dha fjalimin më të mirë ndonjëherë, ku edhe sot më kujtoi se nuk është vetëm vrapim, por maratonë. Gjërat mund të ndryshojnë kaq shpejt,” – shkruajti këngëtarja.

Bebe ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj muzikor ‘Meant to be’ i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme