Pasuria e majme e Zuckerbergu dhe shpenzimet e tij

Pasuria e majme e Zuckerbergu dhe shpenzimet e tij

25 tetor 2017 13:50

Mark Zuckeberg, themeluesi i Facebookut, ka pasuri 74 miliardë dollarë. Ai është personi i pestë më i pasur në botë, sipas indeksit të miliarderëve të “Bloombergut”.

Zuckerberg njihet si njeri që dhuron shumë për bamirësi. Ai dhe gruaja e tij, Prischilla Chan, kanë themeluar një Iniciativë që ka për qëllim të avancojë potencialin njerëzor dhe të promovojë barazinë në shëndet, edukim, hulumtime dhe energji.

Pavarësisht se është ndër më të pasurit në botë, Zuckerberg bën jetë të thjeshtë me gruan dhe dy vajzat e tij.

Ai njihet për vozitje të automobilave jo të shtrenjtë. Zuckerberg është parë duke vozitur Acura TSX, Honda Fit të gjitha më të lira se 30 mijë dollarë.

Në maj të vitit 2011, ai bleu një shtëpi 500 metra katrorë për shtatë milionë dollarë në Palo Alto. Vitin e ardhshëm ai nisi të blejë hapësirën rreth shtëpisë së tij, duke shpenzuar edhe 30 milionë dollarë për të blerë katër shtëpi, të cilat planifikon t’i rindërtojë. Ai po ashtu bleu edhe një shtëpi tjetër në vitin 2013 dhe investoi një milion dollarë në renovime.

Në vitin 2014, miliarderi shpenzoi 100 milionë dollarë në dy prona në ishujt e Kauait në Hawaii.

Zuckerberg është anëtar i “Giving Pledge” duke iu bashkuar më shumë se 100 miliarderëve tjerë që janë zotuar se do të dhurojnë shumicën e pasurisë së tyre për filantropi. Ai planifikon të shesë 99 për qind të aksioneve të Facebookut gjatë jetës së tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme