Bashkëshortja e futbollistit të njohur do të sfilojë në ‘Prishtina Fashion Nights’

Bashkëshortja e futbollistit të njohur do të sfilojë në ‘Prishtina Fashion Nights’

25 tetor 2017 09:22

‘Prishtina Fashion Nights 2017’, organizuar nga B Models dhe IB Events, do të sjellë në Shtëpinë e Modës mjaft dizajner, të cilët do të prezantojnë kreacionet e tyre me modele që vijnë nga vende të ndryshme.

Në mesin e tyre do të jetë edhe një modele dhe blogere e famshme në Itali, e cilësuar si femra më e bukur e një futbollisti të kampionatit italian të futbollit.

Bëhet fjalë për modelen Erjona Sulejmani, bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemailit, mesfushor i Bolonjës dhe i kombëtares zvicerane, e cila u zgjodh edhe nga revista italiane “GQ Italia” tifozja më e bukur e Kampionatit Europian 2016.

“Prishtina Fashion Nights 2017” do të mbahet më datë 27 dhe 28 tetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme