Pozhegu ia dhuron Rita Orës certifikatën e Guinness

Pozhegu ia dhuron Rita Orës certifikatën e Guinness

25 tetor 2017 09:06

Alkent Pozhegu, i cili theu rekordin në Guinness për realizimin e portretit të këngëtares Rita Orës me 2 ton drithëra, tashmë ka një synim tjetër.

Ai ka pranuar certifikatën e rekordit nga Guinness, por dëshiron që atë t’ia bëjë dhuratë personit që ishte edhe inspirim për realizimin e këtij portreti, transmeton atsh.

“Certifikatën e Guinness do ia dhuroj Rita Orës, pasi mozaikun e kam bërë për te”, ka theksuar ai.

Mozaiku, qe shfaq imazhin e Rita Orës, është 300 m² dhe është realizuar duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme