Showbiz

Matmuja me “Bareshën” e Pagarushës në Itali

Descriptive Text

Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja ka zgjedhur te këndojë këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha në një prej paraqitjeve të saj në një koncert në Itali.

Matmuja ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014 me këngën “One Nights Anger”.

Këngëtarja shqiptare zgjodhi të sjellë në versionin e saj këngën e vështirë shqipe.

“Baresha” mbetet ndër këngët vokalisht më të vështira për t’u performuar, të cilën para disa dekadash e kishte krijuarRexho Mulliqi për ta sjellë në jetë zëri i Nexhmije Pagarushës.