Showbiz

Graniti dhe Leonita shkëlqyen në “FIFA Awards”

Në mesin e yjeve të futbollit, në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të FIFA-s, ishte edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Futbollisti, që është pjesë e klubit anglez, Arsenal, ishte në shoqëri të bashkëshortes, Leonitës. Çifti shkëlqeu gjersa parakaloi në tepihut të kuq të shtruar me këtë rast.

Graniti dhe Leonita tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve me dukjen dhe veshjen që kishin zgjedhur për këtë mbrëmje.

Dyshja u shfaq me një kombinim kuq e zi. Graniti kishte të veshur një kostum të zi, derisa Leonita kishte zgjedhur një fustan ekstravagant ngjyrë të kuqe me të cilin dukej shumë bukur dhe joshëse.

Ata dashurinë e tyre kurorëzuan me martesë verën që lëmë pas.