Showbiz

Swift sjell sekuencat e para të klipit të ri “Ready For It?”

Pas suksesit me “Look What You Made Me Do” këngëtarja Taylor Swift ka paralajmëruar këngën e saj të re.

“Ready For It?”, është kënga e saj e re, të cilën do ta sjellë me videoklip, transmeton Koha.net. Ajo ka publikuar disa sekuenca nga videoklipi përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka bërë të ditur se “Ready For It?” do të publikohet të enjten, më 26 tetor.

“Ready For It? Video zyrtare do të publikohet të enjten mbrëma”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të gjashtë “Reputation”, i cili do të publikohet më 10 nëntor.

 

...Ready For It? Official Music Video out Thursday night. #ReadyForItMusicVideo

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift) on