Mësohet emri i bashkëprezantueses së “1 kafe me Labin” në KTV

Mësohet emri i bashkëprezantueses së “1 kafe me Labin” në KTV

12 mars 2017 19:42

Emisioni “1 kafe me Labin” vjen në ekranin e Kohavisionit me imazh të ri. Po ashtu emisioni me autor Labinot Gashi do të sjellë për shikuesit rubrika të reja.

Me nikoqir Labin dhe një prezantuese të re për ekranet televizive shqiptare, “1 kafe me Labin” nis transmetimin e sezonit të parë në Kohavision që nga e diela e 19 marsit.

Duke nisur nga ora 12:00 e mesditës, për tri orë të plota, shikuesit e KTV-së do të mund të shoqërohen me emisionin argëtues që sjell biseda, intervista e shumë materiale interesante.

“Emisioni do të realizohet në dy vende. Në Kosovë dhe Gjermani”, ka paralajmëruar Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision. Ai ka zbuluar se kush mund të jenë mysafirët e Labit, por pa dhënë emra.

“Personazhe të cilët nuk shihen shpesh në ekranet televizive do të jenë të pranishëm në emision për të zbuluar të pathëna që shikuesit janë kureshtarë t’i dinë”, ka thënë Selimaj.

Sa i përket pjesës së realizuar në Gjermani, emisioni “1 kafe me Labin”, sipas tij, do t’u dedikohet kryesisht personaliteteve të artit dhe biznesit nga diaspora.

“Dhe kjo do ta bëjë emisionin edhe më popullor dhe më afër, jo vetëm shikuesve në Kosovë, por edhe atyre në diasporë”, ka thënë Selimaj.

Në sezonin e parë në ekranin e Kohavisionit emisioni “1 kafe me Labin” do të udhëhiqet nga Labi dhe një prezantuese që nuk është parë më herët në ekranet televizive shqiptare.

“Ajo është një nga bukuroshet e Kosovës. Fjala është për Marigona Krasniqin”, ka thënë Selimaj. Ajo bashkë me Labin do t’i shoqërojnë shikuesit e KTV-së për çdo fundjavë, në një rrugëtim treorësh, që mbi të gjitha është i dedikuar t’i argëtojë ata në pasditet e së dielave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme