Showbiz

Kristen Stewart tregon arsyen pse ka shkurtuar flokët

Aktorja e famshme Kristen Stewart ka zbuluar arsyen pse ka shkurtuar flokët – dhe është për një arsye shumë praktike.

Ajo do të xhirojë një film të ri në të cilin ajo do të qëndrojë nën ujë me një helmet, transmeton Koha.net. Kushtet e tilla të xhirimit do të jetë shumë të vështira për aktoren.

“Do të xhirojë një film në javët e ardhshme të quajtur ‘Underwater’ dhe kam rolin e një inxhiniereje mekanike e cila është duke punuar në një raniferi nafte që gjendet në fund të oqeanit”, ka thënë Stewart për “The Today Show”.

“Pra, për mua, më duket ‘shumë praktike’! Mendoj, do të më pengonin flokët kur do vendosja helmetën, kështu që më është dashur t’i shkurtojë”, ka shtuar aktorja.

Gjithashtu, ajo zbuloi se “këtë e dëshironte ta bënte qe një kohë të gjatë”, kështu që ky film dukej momenti i përkryer për të shkurtuar flokët.

Në filmin “Underwater” do të luajë edhe TJ Miller dhe Jessica Henwick. Filmi përqendrohet në një ekip të hulumtuesve nënujor të cilët janë vënë në rrezik nga një tërmet.