Ross merr çmim special në “AMA”

Ross merr çmim special në “AMA”

19 tetor 2017 17:47

Mbretëresha e muzikës, Diana Ross, do ta pranojë një çmim special për arritje jetësore, në edicionin e sivjetmë të ceremonisë shpërblyese “American Music Awards”.

“Kam kujtime shumë të mira nga kjo ceremoni. Më kujtohet ta kem ndjekur atë për herë të parë në vitin 1974. Kështu që po ndihem shumë e nderuar për këtë çmim”, ka deklaruar Ross përmes një komunikate për media.

Çmimi special i ceremonisë “AMA”, i dhurohet vetëm artistëve të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës. Në të kaluarën me të janë shpërblyer yjet Whitney Huston, Sting, Michael Jackson etj.

Disa prej hiteve më të njohura të Diana Rossit mbesin këngët “You can't hurry love”, “Stop in the Name of Love”, “A'int no Mountain High Enough”, “I'm Coming Out” etj.

Këngëtarja e cila ka marrë pjesë edhe në disa filma hollywoodian, po ashtu ka një bagazh të madh të shpërblimeve të cilat i ka fituar ndër vite.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme