Leonora Jakupi e Sabri Fejzullahu bëhen bashkë

Leonora Jakupi e Sabri Fejzullahu bëhen bashkë

18 tetor 2017 17:35

Këngëtarja e njohur vendase, Leonora Jakupi, për herë të parë ka realizuar një këngë bashkëpunuese me ikonën e muzikës së lehtë shqipe, Sabri Fejzullahu.

Leonora ka bërë të ditur për emisionin “Express” të KTV-sëse kjo këngë është ritmike, ndërkohë ajo është realizuar me tekst dhe orkestrim nga kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.

Kënga pritet të publikohet premierë në koncertin e pesëdhjetëvjetorit të karrierës muzikore të këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili pritet të mbahet në fund të muajit tetor.

“Pa asnjë dyshim”, ishte projekti më i ri muzikor i Leonorës, të cilin e publikoi në maj të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme