“Simply Complicated”, dokumentari që sjell të fshehtat e Demi Lovatos

“Simply Complicated”, dokumentari që sjell të fshehtat e Demi Lovatos

18 tetor 2017 14:23

Edhe pse ka 25-vjeç, këngëtarja ka pasur një jetë me turbulenca. Demi Lovato nën reflektorët ndriçues jeton që nëntë vjet.

Ajo gjatë kësaj periudhe ka përjetuar gjëra të mira dhe të këqija.

Këngëtarja përmes dokumentarit “Simply Complicated” ka vendosur që të japë pikëpamjen e saj për jetën dhe luftën e saj nëpër të cilën ka kaluar gjatë karrierës, transmeton KP.

Demi në këtë dokumentar flet hapur për varshmërinë e saj dhe shkuarjen në rehabilitim, si e kanë ndihmuar miqtë e saj për t’ia dalë me këtë, si dhe për lidhjen me ish-të dashurin Wilmer Valderram.

“Kokainën e kam provuar kur isha 17-vjeç. Frikësohesha, por më ka pëlqyer”, thotë ajo.

“Edhe ish-të dashurin Wilmer e kam njohur gjatë asaj kohe. E dija se duhej të ishte i imi. Lidhjen e fillova në moshën 18-vjeçare dhje sot besoj se kjo ishte dashuri në shikim të parë”, ka shtuar Lovato.

Ajo tregon se ende është e dashuruar në Wilmer.

“Zemra ime do të jetë përgjithmonë me të dhe jam e sigurt se nuk do të takoj asnjë njeri që mund ta krahasoj me të”, ka thënë Lovato.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme