Aktori shqiptar me famë botërore blen vilë 38 milionë euro

Aktori shqiptar me famë botërore blen vilë 38 milionë euro

17 tetor 2017 14:14

Aktori me prejardhje shqiptare, që po korr sukses të madh në kinematografinë botërore, Jim Belushi, ka blerë një vilë luksoze me vlerë 38,5 milionë euro në Kaliforni aty ku edhe jeton.

63-vjeçari ka hapur zemrën për mediat amerikane, duke zbuluar se si duket në brendësi shtëpia e tij e re.

Vila në Brentwood të Kalifornisë me sipërfaqe 14200 metra katrorë ka 6 dhoma gjumi dhe 11 banja. Jashtë vilës ndodhet dhe një xhakuzi në një ambient të rrethuar me gjelbërim.

Aktori lindi në 15 qershor 1954 në Chicago nga prindër shqiptarë. Ai është martuar 3 herë dhe ka 3 fëmijë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme