Kutcher dhe Kunis nuk duan t’i bëjnë fytyrë publike fëmijët e tyre

Kutcher dhe Kunis nuk duan t’i bëjnë fytyrë publike fëmijët e tyre

16 tetor 2017 10:01

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, kanë vendosur që fëmijët e tyre të jenë sa më larg medieve.

Kutcher ka vendosur që vajza e tyre Wyatt Isabelle dhe djali Dimitri Portwood, të mos jenë në qendër të vëmendjes, pasi ata duan të kenë një jetë private, transmeton Koha.net.

Kutcher, 39 vjeçar, në një intervistë për Ariana Huffington, ka thënë se kanë vendosur të mos postojnë fotografi të tyre nëpër mediet sociale.

“Unë dhe gruaja ime kemi zgjedhur një karrierë ku jemi fytyrë publike, por fëmijët tanë nuk e kanë vendosur këtë, kështu që duam të jemi korrekt me ta”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme