Fustani i nusërisë, modeli perfekt për fizikun tuaj

Fustani i nusërisë, modeli perfekt për fizikun tuaj

16 tetor 2017 09:55

Zgjedhja e fustanit të nusërisë është një ndër momentet më emocionuese në përgatitjen e dasmës. Është veshja që përdoret vetëm një herë, duke mbartur brenda historinë tonë të dashurisë, ëndrrat e thurura herët. Por të kuptosh se cili është modeli “i duhur”, ai që i përshtatet jo vetëm ëndrrës, por edhe fizikut tonë, është e rëndësishme, në shumëllojshmëritë e propozuara nga atelierët dhe dyqanet e dasmave. Gazeta Shqip transmeton disa sugjerime, që të jemi më të fokusuar:

Para së gjithash duhet të kuptojmë se si duket silueta jonë. Për thjeshtësi, mund të themi që figurat femërore, mund të ndahen në pesë lloje: molla (me kthesa në të gjithë trupin), dardha (me supet e ngushta dhe krahët e theksuara), trekëndëshi ( me supet e gjerë dhe krahët e ngushtë), drejtkëndëshe (me gjoks të vogël, supe dhe krahë të ngushtë), orë (me bel të hollë, e forma të mprehta në krahë dhe gjoks).

Për nuset me krahë të gjerë, ose me fizik ‘dardhe’ këshillohet gjithmonë të shmangen fustani që nxjerr në pah pikën kritike si veshjet sirenë. Më mirë të veshësh një bust, që nxjerr në pah pjesën e sipërme të trupit. Një qafore e bukur V jo shumë e thellë do të nxjerr në pah një dekolte bujare duke e hequr vëmendjen nga anët. Modeli redingot është më i përshtatshmi: karakterizohet nga një bust i ngushtë, me një fund të gjerë që qëndron mirë në skaje. Më mirë një fund i ndezur, por duke luajtur me qafën, do të shkonte edhe një fund më i shkurtër.

Nuset me “forma” mund të përshtatin fustane me pëlhura të strukturuara, të cilat mundësojnë modelimin e trupit. Për bustin, një korse është zgjedhja më e mirë: është në gjendje të mbështesë gjoksin dhe të modelojë belin. Fundet nuk duhet të jenë shumë voluminozë dhe të gjerë, ose rrezikohet të japin një figurë të rëndë.

Kush ka shtat të vogël do të gjejë fustanin e saj të përsosur në modelet me preje trapezi. Gjatësia e fustanit dhe forma e veçantë e saj, rrit figurën e asaj që e vesh. Në fakt duhet të shmangen fundet shumë të gjera. Më mirë të zgjedhësh fustane lineare pa prerje sepse ashtu ndërpritet figura. U thoni jo rripave apo qepjeve në lartësi. Në fund bëni shumë kujdes me këpucët: nëse në përditshmëri nuk jeni mësuar të përdorni taka të larta, më mirë mos i kaloni 7 cm, ose do vuani gjatë gjithë kohës.

Nusja me gjoks të vogël (formë drejtkëndore) mund të mbajë veshje të çdo lloj tipi, pa asnjë limit, pra vetëm duhet të bazohet në shijen e saj. Për t’u dukur më femërore duhet të shmangen veshjet shumë të ndritshme dhe me një qafë të drejtë. Më mirë të zgjedhësh qafore që kanë disa kthesa, të tilla si ato asimetrike dhe të njëanshme. Ideale është fustani i stilit perandorak: pjesa e ngushtë poshtë gjoksit do të japë një efekt optik më voluminoz. Rrathët dhe qëndisjet në gjoks ndihmojnë të duket akoma më bukur. Duhet të shmangen shiritat e hollë ose fustanet që kalojnë drejt e në pjesën e sipërme të trupit. Do të jetë gjithashtu interesante të luani me qaforet në shpinë.

Kush ka një gjoks të madh do të preferojë një fustan, me bust në gjendje që të përmirësojë qafën tuaj pa e ekzagjeruar. Forma e zemrës është e përsosur: në pjesën e sipërme përfundon me dy kthesa që të japin pikërisht idenë e një zemre. Padyshim bëhet fjalë për fustanin më romantik dhe femëror që i japin nuses një pamje të rafinuar.

Fustani sirenë është ideal për ata që kanë një trup në formë ore. Është një model që duhet të jetë i ndërtuar me ndonjë pëlhurë të ngurtë, në gjendje që të nxjerrë në pah fizikun dhe për t’i dhënë mbështetjen e duhur, duke formësuar format e saj. Absolutisht duhet të shmangni fustanet e realizuar me pëlhura shumë të trasha dhe fustanet me prerje të drejtë.

Për nuset me fizik sportiv me supe tonike dhe me gjoks të vogël, modeli princeshë është një nga më të mirët. Edhe qafa lak është perfekte: e thënë edhe nga “amerikanët” karakterizohet nga shirita që përfundojnë prapa dantellës, duke lënë zbuluar krahët, shpatullat dhe shpinën. Duke luajtur me thellësinë, nusja do të ketë vërtet një pamje sensuale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme