Akuza të reja për sulme seksuale nga Weinstein

Akuza të reja për sulme seksuale nga Weinstein

15 tetor 2017 16:53

Policia në Londër po heton edhe tri akuza të reja nga tri gra, të cilat thonë se janë ngacmuar e sulmuar seksualisht nga Harvey Weinstein.

Policia metropolitane thotë se një viktimë e re pohon se është sulmuar nga Weinstein në Westminster në vitin 2010 dhe 2011, dhe gjithashtu në Camden në vitin 2015, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Po shqyrtohet edhe një pretendim i një gruaje e cila thotë se është sulmuar në vitin 1980.

Weinstein megjithatë, vazhdon ta mohojë çdo akuzë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme