“Butterfly” ndryshoi hip-hopin dhe karrierën e Mariah Careyt

“Butterfly” ndryshoi hip-hopin dhe karrierën e Mariah Careyt

15 tetor 2017 09:07

Njëzet vjet më parë, Mariah Carey langoi “Butterfly”, album ky i cili në vitin 1997 shënoi moment shumë të rëndësishëm në karrierën e saj, jo vetëm për shkak se përcolli ndarjen e saj publike prej Tommy Mottolas.

Titulli ishte simbolik – Carey ishte vetvetja. Stili i saj i veshjes u bë shumë më tërheqës. Ishte më lozonjare me fansat, më e sinqertë nëpër intervista, shkruan sot Koha Ditore.

Por më e rëndësishmja, albumi e prezantoi Careyn si bashkëpunuese të vërtetë me hip-hopin, megjithëse ajo ndihej si këngëtare e muzikës pop.

“Butterfly” e solli Careyn duke punuar me këngëtarë të rangut të lartë të hip-hopit si Sean “Puffy” Combs (tani i njohur si Diddy), Q-Tip, Stevie J. dhe Missy Elliot.

Ajo kishte eksperimentuar në këtë zhanër edhe në albumin e saj të mëparshëm, “Daydream”, i cili solli bashkëpunimin e saj me themeluesin e “So So Def”, Jermaine Dupri dhe krijuesin e hiteve R&B Kenneth “Babyface” Edmonds....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme