Showbiz

Bordi i Oscarit voton për ta shkarkuar Harvey Weinstein

Bordi i Oscarit ka votuar për të shkarkuar producentin Harvey Weinstein, pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka thënë se bordi “ka votuar për ta shkarkuar sa më parë atë”, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Anëtarët e saj përfshijnë figura të njohura si Tom Hanks dhe Whoopi Goldberg.

Filmat e Weinstein kanë marrë më shumë se 300 nominime për Oscar kur 81 prej tyre kanë fituar.

Kujtojmë se Weinstein vazhdon t’i mohojë akuzat për ngacmime seksuale.