Princesha e Luksemburgut, që burrin e saj e njohu në Kosovë, po cilësohet si profitere pas kërkesës për shkurorëzim

Princesha e Luksemburgut, që burrin e saj e njohu në Kosovë, po cilësohet si profitere pas kërkesës për shkurorëzim

14 tetor 2017 20:03

Princesha e Luksemburgut, që burrin e saj e njohu në Kosovë, po cilësohet si profitere pas kërkesës për shkurorëzim

Erdhi nga një familje modeste për t’u martuar me një prej familjeve më të pasura dhe më të dalluara mbretërore në Evropë.

Për 11 vjet, Princesha Tessy e Luksemburgut, jetoi e lumtur me bashkëshortin e saj, Princin Louis, i rriti dy fëmijë dhe ndoqi karrierë prej bamirëseje në Londër duke punuar në të mirën e femrave të reja dhe vajzave adoleshente.

Por, pas raporteve të mëhershme se çifti po shkon drejt shkurorëzimit, Princesha tani është në hall me akuzat ndaj saj si profitere e parasë, transmeton Koha.net.

Këto akuza u intensifikuan ditëve të fundit, pasi u bë e ditur se ajo i ka dorëzuar dokumentet e shkurorëzimit në gjykatat e Londrës.

Një artikull në një revistë të thashethemeve e akuzoi princeshën Tessy se është martuar në familjen mbretërore vetëm për përfitim në karrierë dhe në financa.

Artikulli i revistës së Luksemburgut, “Privat”, ka thënë se ajo “do të mbetet gjithmonë vajza e një pullazxhiu”.

Armiqtë e saj duhet ta dinë se ajo nuk tërhiqet lehtë.

Ajo iu kishte bashkuar forcave të armatosura të vendit në moshën 18 vjeçare, duke u ngritur në gradën e Tetarit dhe më 2004 shërbeu në forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

“The Daily Telegraph” nuk i ka zbuluar detajet e marrëveshjes për shkurorëzim mes çiftit, e në këtë rast as shumën e parave që Princesha Tessy po e kërkon, pasi një gjykatës i Gjykatës së Lartë ka vënë restrikcione në raportime, duke i parandaluar mediat që të zbulojnë detajet financiare të diskutuara në gjykatë.

Përfaqësuesja e Princeshës, Deborah Bangay QC, i ka thënë gjykatës se: “Ajo nuk është profitere e parasë. Ajo po kërkon një marrëveshje fer dhe të pranueshme”.

Princesha Tessy është takuar me bashkëshortin e saj, që gjithashtu po shërbente në ushtri, gjatë kohës që ajo e kaloi në detyrat paqeruajtëse në Kosovë.

Me të nisur raportimet e një shkurorëzimi të mundshëm mes çiftit mbretëror, ueb-faqja e familjes mbretërore të Luksemburgut hoqi emrin e saj dhe ajo kështu e humbi statusin e saj diplomatik. Për më shumë, ajo do ta humbasë edhe titullin e Lartësisë Mbretërore dhe nuk do të quhet më Princeshë pas përfundimit të procesit të shkurorëzimit.

E tani, si pjesë e shkurorëzimit, ajo mund të humbasë edhe shtëpinë në Kensington, Londër, ku ka jetuar me Princin Louis dhe djemtë e saj.

Kujtojmë se Princesha Tessy, vitin e kaluar kishte publikuar një shkrim autorial për të rrëfyer përvojat e saja si paqeruajtëse nëpër vende të ndryshme të botës, ku kishte thënë se gjatë shërbimit të saj në Kosovë ka pasur tentime për abuzim.

“Kam përjetuar një shkallë të abuzimit në tentativë. Fatmirësisht, kisha mjetet dhe isha e trajnuar për vetëmbrojtje. Megjithatë, me qindra mijëra femra në mbarë botën nuk janë kaq fatlume. Dua të flas për to”, ishte shprehur ajo në këtë rrëfim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme