Aktorja e re amerikane Dakota Johnson dhe kolegu i saj më i vjetër Jon Hamm thuhet se janë çifti më i ri i Hollywood-it.
Në fakt, ylli 28-vjeçar dhe 46-vjeçari i serisë “Boys of Madison” këtë javë janë parë në darkë në New York, transmeton ksp.
Ata janë parë së bashku edhe në shënimin e 70-vjetorit të ditëlindjes së Elton John në prill të këtij viti.
Hamm para kësaj ishte në lidhje me aktoren Jennifer Westfeldt, me të cilën u ndan në vitin 2015.
Ndërsa, Dakota Johnson lidhjen e fundit e ndërpreu para një viti. Aktorja e re për dy vjet ishte në lidhje me anëtarin e grupit “Drowners”, Matthew Hitt.
-
14 tetor 2017 19:24
-
Shpërndaje në: