Stromae flet për sëmundjen e tij

Stromae flet për sëmundjen e tij

12 tetor 2017 20:00

Në një intervistë të fundit për gazetën online “Libération”, muzikanti i njohur Belg, Stromae, ka folur për sëmundjen të cilën e kishte fituar dy vjet më parë gjatë udhëtimit të tij në Afrikë, si pjesë e turneut “Racine Square Tour”, dhe ndikimin që ajo e ka pasur në jetën e këngëtarit, duke e bërë atë ta shënojë një rikthim edhe më të fuqishëm në skenë .

Këngëtari shumë i dashur për publikun evropian, ka treguar se së fundmi e ka pasur një reagim ndaj ilaçit Lariam, që është një ilaç kundër malaries, dhe si pasojë i është dashur të hospitalizohet. “Unë pata një reagim ndaj ilaçit Lariam, që është një ilaç shumë i rëndë dhe serioz. Dhe si pasojë e humba kontrollin mendor tërësisht. Më dukej sikur po çmendesha. Kjo vërtetë nuk është një ndjenjë e mirë”, ka shtuar tutje këngëtari në shpjegimin e tij, rreth efekteve që po i sjellë tretmani kundër kësaj sëmundje.

Ai ka treguar se marrja e këtyre ilaçeve nuk është se nuk ndikon në jetën dhe punën e tij, por jo edhe në krijimtarinë e tij. Stromae thotë se preferon të punojë gjatë natës, pasi nuk dëshiron të pengohet në punë.

Efektet anësore të ilaçit Lariam janë shumë serioze. Ai mund të shkaktojë probleme të rrezikshme për pacientët, si: paranoja dhe psikoza, si dhe ankthi i lartë që shpesh i bënë njerëzit të shtrohen në spital nga frika.

Megjithatë Stromae po vazhdon të punojë me ngulm. Ai konsiderohet një prej këngëtarëve më të veçantë të skenës dhe këngët e tij marrin miliona klikime me t’u lansuar online. Tashti pritet të shihet kur do ta lansojë ai incizimin e tij të fundit, dhe çfarë çështjesh sociale do t’i prek këtë herë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme