Yjet dalin kundër Weinsteinit

Yjet dalin kundër Weinsteinit

11 tetor 2017 18:36

Kanë kaluar tashmë disa ditë prej se shpërtheu lajmi se producenti i njohur Hollywoodian, Harvey Weinstein, po akuzohet për ngacmim seksual të disa femrave të reja, përfshirë këtu edhe faktin se në mënyrë ilegale ai ka bërë marrëveshje për heshtjen e këtyre akuzave me 8 femra të ndryshme.

Dhe vendimi i komunitetit artistik të Hollywoodit, s’ka si të jetë ndryshe. Aktore të shumë kanë reaguar ndaj këtij lajmi duke e shprehur neverinë dhe zhgënjimin e tyre me të bëmat e Harveyt, ndër to Meryl Streep, Kate Winslet, Julian Moore, Jennifer Lawrence etj. Por ka edhe aktore të cilat edhe kanë rrëfyer se edhe ato janë ngacmuar seksualisht nga Harvey, në fillimet e karrierës së tyre. E disa prej këtyre aktoreve sot janë yje të famshme, si Gwyneth Paltrow dhe Angelia Jolie.

Dalëngadalë e një nga një, njerëzit po ia kthejnë shpinën Harvey Weinsteinit, e nuk është për t’u çuditur se në mesin e këtyre personave, është edhe bashkëshortja e tij prej 10 vjetësh, disenjatorja e shtëpisë së modës “Marchesa”, Georgina Chapman. Ajo ka deklaruar se po e braktisë bashkëshortin e saj pas këtij skandali, si dhe u ka kërkuar falje për turpin që e kanë përjetuar të gjitha femrave të ngacmuara nga ai, si dhe ka deklaruar se prioritet për të është mirëqenia e dy fëmijëve të saj me Harveyn, duke i lutur mediat për respektim të privatësisë.

Edhe aktorët kanë reaguar ashpër ndaj ngacmimeve seksuale me të cilat përballen koleget e tyre në vendin e punës, duke thënë se duhet ndërmarrë hapa të menjëhershëm për zhdukjen e këtij fenomeni. Madje disa prej tyre e pranojnë se edhe ata kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme