Valltari Berat Haskaj përfaqëson Kosovën në Zvicër

Valltari Berat Haskaj përfaqëson Kosovën në Zvicër

10 tetor 2017 08:20

Valltari Berat Haskaj do ta përfaqësojë Kosovën në Garat Ndërkombëtare të Vallëzimit në Cyrih të Zvicrës.

Ai ka marrë ftesën ditën më parë dhe në këtë përfaqësim do të shkojë i shoqëruar nga një tjetër valltar kosovar.

Berati thotë se do të shkojë në këtë garë me një qëllim të caktuar.

Ndërkohë, shtoi se edhe garat në të cilat ka marrë pjesë muajt e fundit i kanë siguruar shumë bashkëpunime.

Berati është pjesë e grupit të njohur të vallëzimit “Future Steps”. Prej disa vitesh ai jeton në Zvicër. Krahas aktiviteteve atje, ai nuk lë anash as ato në Kosovë, bashkë me grupin por edhe vet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme