Weinstein shkarkohet menjëherë pas skandalit për ngacmim seksual

Weinstein shkarkohet menjëherë pas skandalit për ngacmim seksual

09 tetor 2017 17:39

Kompania Weinstein e ka pushuar nga puna në mënyrë urgjente bashkë udhëheqësin e kompanisë, Harvey Weinstein, kjo pas raportimeve në media se ai është fajtor për kryerjen e disa ngacmimeve seksuale.

Lajmin e bëri të ditur kompania e cila merret produksionin e filmave të dielën më 8 tetor.

Largimi i producentit të njohur nga kjo e detyrë e lë vëllanë e tij Bob, në pozitën e bashkë udhëheqësit të kompanisë multi-milion dollarëshe. Bordi i drejtorëve e kishte marrë vendimin pas daljes në pah të fakteve të reja rreth akuzave për ngacmim seksual kundër Harveyit, dhe nuk duan që biznesi i tyre të identifikohet me një reputacion të tillë.

Ndërkaq, zëdhënësit e producentit por edhe ata të kompanisë nuk kanë pranuar të flasin për mediat dhe të japin detaje të tjera rreth këtij rasti, që ka disa ditë që po qarkullon si lajm nëpër botë.

Sipas deklaratës zyrtare të kësaj kompanie, 65 vjeçari Harvey Weinstein, po largohet nga puna për një kohë të pacaktuar, kjo pasi e përditshmja New York Times kishte raportuar se producenti ka bërë marrëveshje me tetë femra të ndryshme të cilat e kanë akuzuar atë për shërbime të padëshirueshme seksuale dhe ngacmim seksual në vendin e punës, gjatë tri dekadave të fundit.

Weinstein njihet si producent i disa filmave të shpërblyer me Oscar si: “Shakespeare in Love” dhe “Chicago”. Ai po ashtu ishte donator kyç i partisë demokratike në fushatën e përgjithshme parazgjedhore të vitit 2016.

Udhëheqësit e “Weinstein Co.” Po ashtu kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të hetojnë më shumë përbrenda kompanisë, rreth këtij rasti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme