Showbiz

Cërvadiku largohet nga emisioni turk pasi nuk deshi të përziejë këngën shqipe me atë boshnjake

Këngëtari i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, sot ka paralajmëruar pjesëmarrjen në televizionin turk “Tv Tek Rumeli”.

Aty ishte paraparë që në një emision ai t’i këndonte 7 këngë në gjuhën shqipe, shkruan rtv21.tv.

Por këtë performancë Cërvadiku e kishte anuluar pak minuta para se të fillonte emisioni.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe arsyen.

“Emisioni ishte konceptuar një kange shqip e një kangë boshnjake me radhë. Unë kërkova qe te kryhet blloku i kangeve shqipe e pastaj boshnjake ose anasjelltas sepse me pengonte me i përzi kanget pasi gjuha boshnjake është gati e njëjtë me gjuhen serbe. Moderatori nuk e pranoi kushtin tim kështu qe unë dola nga studio ashtu i përgatitur per emision. Shpresoj shihemi herave tjera”, ka shkruar Cërvadiku.

Në postimet e më hershme ai ka bërë të ditur se në Stamboll po qëndronte për vizitë tek familjarët e tij. E me këtë rast e kishte ftuar edhe televizioni turk.

Image