Showbiz

Pink sjell lajme të mira për adhuruesit e saj

Të mërkurën ajo e bëri të ditur përmes Twitter-it se shumë shpejtë do të lansohet një dokumentarë i cili shfaq prapaskenat nga realizimi i albumit të saj të shtatë të incizuar në studio, si dhe një ditë më vonë, e bëri të ditur se do ta nis turneun e saj nëpër Amerikën Veriore i cili do ti përfshijë gjithsej 40 koncerte, shkruan Express i KTV-së.

Fansat janë tejet të entuziazmuar me lansimin e një projekti që e dokumenton rrugëtimin e një kantautoreje si Pink, në realizimin e albumit, pasi ajo njihet për prekjen e temave që e preokupojnë edhe në jetën e përditshme në të gjitha këngët e saj.

Biletat për turneun e vitit 2018 të Pink "Beautiful Trauma Tour", do të dalin në shitje për publikun e gjerë nga 13 tetori. Ndërsa antarët e American Express Card mund ti sigurojnë ato nga data 10 deri në 12 tetor.