Ardian Bujupi, sonte në “Talk”

Ardian Bujupi, sonte në “Talk”

07 tetor 2017 12:56

Me shumë mysafirë dhe materiale vjen edhe edicioni i sotëm i emisionit “Talk”.

Një intervistën kryesore kësaj radhe mysafir është këngëtari i njohur dhe i suksesshëm, Ardian Bujupi.

Ai flet për momentet e vështira në rrugëtimin e tij në muzikë dhe se si njerëzit, sipas tij, të duan vetëm atëherë kur ke hite dhe pare. Tregon se cili ka qenë dështimi dhe suksesi i tij më i madh deri tash. Ai ka ‘thumbuar’ edhe personazhet publike, duke thënë se krijojnë lidhje mes veti vetëm për marketing.

Ndërkaq, Daut Demaku është i ftuar në rubrikën “Biografi në numra”.

Ky “Talk” do të sjell edhe top-ngjarjet më të përfolura mediatike në jetën dhe karrierën e këngëtareve të njohura nga Shqipëria, Aurela Gaçe dhe Elhaida Dani.

“Talk”-un mund ta ndiqni nga ora 18:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme