Rita Ora me klip të ri muzikor

Rita Ora me klip të ri muzikor

07 tetor 2017 08:20

Rita Ora i ka nisur xhirimet e videoklipit më të ri muzikorë. Këtë gjë, këngëtarja, aktorja dhe modelja me prejardhje shqiptare e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, Rita, u ka ofruar ndjekësve të saj fragmente nga lokacionet ku janë zhvilluar xhirimet, sipas së cilave besohet se zënë vend kryesisht në New York.

Ajo madje e ka postuar një fotografi ku pavarësisht se duket e lodhur, e mbështetur në një mbajtëse në rrugë, ajo megjithatë shkëlqen me stilin e saj gjithnjë ekstravagant.

Fotografia ka marrë shumë pëlqime dhe komente, e në mesin e atyre që e kanë komplimentuar Ritën, ishte edhe mikesha dhe kolegia e saj, Bebe Rexha.

Këto ditë kanë qenë mjaft të ngjeshura për Ritën, e cila pavarësisht se ka qenë pak e sëmurë dhe e zë të ngjirur, e dha një performancë të shkëlqyer live në "The Ellen DeGeneres Show", nuk mungoi në asnjë intervistë nëpër radiostacione ku e promovoi këngën e fundit me Avicii, "Lonely Together", morri pjesë nëpër emisione televizive në Britani të Madhe për ta promovuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve "MTV EMA" ku e ka rolin e prezantueses së mbrëmjes, si dhe tani po xhiron për videoprojektin e saj të ri.

Pritet të shihet në çka do të angazhohet në vazhdim, bukuroshja rebele, Rita Ora.

Image
Image
Image
Image
Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme