Furman bën histori në Louis Vuitton

Furman bën histori në Louis Vuitton

06 tetor 2017 18:02

Jo vetëm që ishte mbledhja e parë e Louis Vuitton në javën e modës në Paris, por këtë herë histori bëri edhe një modele me ngjyrë.

Për herë të parë pas 163 vitesh që bëri histori kjo markë, shtëpisë së modës i erdhi edhe Janaye Furman, shkruan People, transmeton Koha.net.

Furman bëri hapjen e koleksionit pranverë 2018 të LV.

"Çfarë bekimi! Wow! Një moment kaq i pabesueshëm! Jo vetëm për shfaqjen time të parë në Louis Vuitton, por edhe që bëra histori si vajza e parë afro-amerikane në LV?!!", ka shkruar Furman.

Ajo më pas ka thënë se do të ishte kënaqësi sikur më shumë vajza me ngjyrë të hipnin në pista të tilla të sfilatave.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme