Showbiz

Susan Sarandon, mbretëresha absolute e filmit

Descriptive Text

Pesë citate, të cilat dëshmojnë se Susan Sarandon mund të jetë shembull për të gjithë ne.

Aktorja ka festuar datëlindjen e 71-të dhe ne përkujtojmë citatet e saj. Ajo është në aktrim që 50 vjet dhe ka fituar çmimin Oscar.

Sarandon është ikonë e filmit dhe gjithmonë ka entuziazmuar me rolet e tyre, por edhe me veprimet jashtë Hollywood, transmeton KosovaPress.

Ajo ishte aktive edhe gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA dhe shpesh flet për problemet e seksizmit dhe racizmit, si dhe angazhohet për ndalimin e dënimit me vdekje.

Ja, disa nga citatet e saj më të njohura:

1. I gëzohem plakjes, në këtë periudhë është më pak e rëndësishme se si dukesh dhe më tepër është e rëndësishme si dukesh

2. Duhet të jemi me të vërtetë mbretëreshë e akullte, apo lavire? A ekziston ndonjë mënyrë që të jemi të dyja bashkë?

3. Duhet pasur pak angazhim dhe para për të zgjidhur malarien, që të sjellim ujë të pastër dhe t’iu ofrojmë rastin njerëzve që të e edukohen. Kur nuk ka shpresë, atëherë njerëzit nisin të bëjnë gjëra të çuditshme, gjëra të dhunshme. Kjo është poenta. Është vetëm çështje e prioritetit. Para ka gjithmonë.

4. Kur keni gjoks, gjëja e keqe është të vendosësh për to, apo për mençurinë. Do të ishte më bukur nëse do t’i kishim të dyja.

5. Kur njeh vetëm dhimbjen, nuk e di se kjo nuk është normale. E ardhmja e grave nuk është për të vuajtur.