Flaka Krelani në bashkëpunim me Panchon

Flaka Krelani në bashkëpunim me Panchon

05 tetor 2017 18:14

Është një prej këngëtareve e cila gjithmonë veçohet për vokalin si dhe stilin ne muzikë.

Pas shumë angazhimeve në mbrëmje muzikore dhe show televiziv, këngëtarja Flaka Krelani shumë shpejt do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.

Do të jetë një bashkëpunim me një reper shqiptar dhe këngëtarja KTV-së i ka thënë se këtë e cilëson si projekt shumë të veçantë.

“Është një projekt për të cilin kam punuar shumë. Është shumë i veçantë për mua dhe për këtë kisha dashur që mos të zbuloj shumë detaje. Mund të them vetëm se jam duke e xhiruar videoklipin dhe se kënga do të publikohet gjatë këtij muaji", është shprehur këngëtarja për emisionin Express të KTV-së.

Kënga është në bashkëpunim me reperin Pancho.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme