Showbiz

Smith konfirmon lidhjen e re

Descriptive Text

Sam Smith është në lidhje të re dashurie. Këngëtari i njohur britanik ka nxitur spekulime të reja se e ka një të dashur të ri, dhe ai është aktori i serisë së njohur “13 Reasons Why”, Brandon Flynn.

Të dielën çifti i ri është parë në shoqërinë e njëri tjetrit, dhe besohet se me shumë vetëdije ata kanë vendosur t’i konfirmojnë thashethemet për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre, dhe janë fotografuar duke shëtitur së bashku nëpër New Yok City.

Ata nuk i kursenin puthjet me njëri-tjetrin dhe gjatë gjithë kohës ecnin të kapur dorë për dore. Natyrisht se paparacit nuk munguan në përcjelljen e tyre hap pas hapi.

Fituesi i çmimit Gramy, 25 vjeçari Sam Smith, dhe aktori 23 vjeçar i lindur në Miami Brandon Flynn, duket janë shumë të dashuruar dhe po ndihen rehat në praninë e njëri tjetrit.

Sa do të zgjasë kjo lidhje nuk dihet ende, por një gjë është e sigurt, kjo romancë patjetër se do ta inspirojë muzikën e Samit, i cili njihet si një prej kantautorëve më të mirë britanik, i cili këngët që i shkruan për albumet e tij kryesisht inspirohen nga jeta e tij e përditshme.

{gallery}