“Avatar 2” bashkon pas 20 vjetësh Winsletin dhe Cameronin

“Avatar 2” bashkon pas 20 vjetësh Winsletin dhe Cameronin

04 tetor 2017 13:58

Aktorja e famshme Kate Winslet i është bashkuar kastit për vazhdimin e Avatarit të regjisorit të njohur James Cameron. Ky është ribashkimi për herë të parë i këtyre të famshmëve që nga filmi “Titanic” i vitit 1997.

Winslet luajti rolin e Rose DeWitt Bukater në filmin e Cameronit më të famshëm të 90-ave, i cili po ashtu ishte filmi më i shikuar deri në kohën kur është lansuar “Avatar” në vitin 2009, transmeton Koha.net.

Tani, pas dy dekadave, të dytë kanë vendosur të ribashkohen, ku Winslet do t’i bashkohet kastit të Cameronit për vazhdimet e ardhshme të filmit “Avatar”.

“Kate dhe unë ishim duke kërkuar që të bëjmë diçka së bashku për 20 vjet, që nga bashkëpunimi ynë në filmin ‘Titanic’, i cili ishte një nga filmat më të paguar në karrierën time. Pres me padurim të shohë sesi ajo do ta sjell karakterin Ronal në jetë”, ka thënë regjisori Cameron, raporton Deadline.

Image

Javën e kaluar ka filluar prodhimi zyrtarisht i vazhdimeve të filmit origjinal “Avatar”. Filmat e rinj pritet të lansohet në mes të vitit 2020 dhe 2025.

Këtë vit janë bërë 8 vjet që kur është shfaqur nëpër kinematë botërore filmi “Avatar”, që nënkupton se “Avatar 2” do të arrijë plot 11 vjet pas atij të parit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme