Valbona Selimllari tregon si e përjashtuan nga shkolla

Valbona Selimllari tregon si e përjashtuan nga shkolla

03 tetor 2017 12:36

Valbona Selimllari njihet si “Missi pa moshë”, për shkak të pamjes së saj të pandryshuar ndër vite, në mos të përmirësuar.

Missi i parë shqiptar, është ndër të paktat vajza që ka rrëmbyer kurorën dhe vijon të jetë po aq e pëlqyer sa në fillimet e saj.

Përveç përfshirjes në biznes prej kohësh, ajo është angazhuar si pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit “Dance with me”, i cili transmetohet çdo të hënë.

Por pas spektaklit të mbrëmjes që lamë pas, Bobi, siç e thërrasin miqtë e saj është zgjuar herët sot në mëngjes, pasi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Wake Up në Top Channel.

Ajo ka treguar se ka problem me zgjimin, madje për këtë arsye e kanë përjashtuar nga shkolla.

“Kur kam angazhime, nuk e kam problem orarin por kur nuk kam, më pëlqen ta zgjas pak atë gjumin e mëngjesit. Më kanë përjashtuar nga shkolla, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh”, tha ajo.

Po ashtu, Valbona tregoi se fle vonë natën dhe se kjo është një arsye që e pengon në zgjimin herët. Ish-Missi ka zbuluar edhe moshën e saj, duke thënë se është 45 vjeçe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme