Rita Ora lutet për Tom Pettyn

Rita Ora lutet për Tom Pettyn

03 tetor 2017 09:27

Muzikanti amerikan Tom Petty ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, dhe një gjë e tillë e ka pikëlluar edhe këngëtaren shqiptare Rita Ora.

Në një postim në Instagram ajo ka shkruar, “Duke u lutur për Tom Pettyn”, transmeton Koha.net.

66 vjeçari ishte gjetur pavetëdije në shtëpinë e tij në Kaliforni, pasi kishte pësuar një sulm kardiak. Ai ishte dërguar në spital, megjithatë nuk arriti të mbijetonte.

Petty ishte këngëtari i rok grupit The Heartbreakers, ndërsa ka prodhuar hitet si: American Girl, Breakdown, Free Fallin’, Learning to Fly.

 

Praying for Tom Petty

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme