Këngëtarit britanik i shkaktoi probleme serioze ndarja nga Rita Ora

Këngëtarit britanik i shkaktoi probleme serioze ndarja nga Rita Ora

01 tetor 2017 15:07

James Arthur ka diskutuar në lidhje me atë se sa ka ndikuar te ai ndarja nga këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Fituesi i “X Factor” në vitin 2012, këngëtari britanik 29 vjeç ka folur për The Sun në lidhje me varësinë e tij e cila e çoi te qindra femra pasi ai është lënë me “zemër të thyer” nga këngëtarja, transmeton Koha.net.

James Arthur dhe Rita Ora romancën e tyre për herë të parë e shfaqën në vitin 2013 dhe vitin e kaluar zbuloi se me Ritën ka qenë i lidhur vetëm disa muaj. Po ashtu, ai pranoi edhe se fundi i marrëdhënies së tij me këngëtaren arriti kulmin kur kishte disa probleme personale.

Ai pranon se është duke luftuar me varësi të ndryshme, duke përfshirë drogën dhe lojërat e fatit. Po ashtu, ai tregoi me sinqeritet se romanca me Ritën e ka bërë atë të kryejë marrëdhënie seksuale me qindra femra, pasi pranoi se ka angazhuar një kompani që t’ia sigurojë nga tre femra në ditë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme