Plagoset Marilyn Manson me dy pistoleta

01 tetor 2017 10:06

Pop ylli i njohur nga Amerika, Marilyn Manson është plagosur nga një pjesë e skenografisë gjatë një koncerti të tij në New York.

Këngëtari 48-vjeçar po këndonte të famshmen “Sweet Dreams” kur dy pistoleta gjigante ranë sipër tij.

Ai po mundohej të ngjitej në to, por pesha bëri që pistoletat të mos mbanin dhe e zunë poshtë, transmeton tch.

U deshën disa minuta për ta nxjerrë Mansonin nga skena. Përfaqësuesit e këngëtarit thanë se Marilyn Manson është shtruar në spital, por nuk kanë sqaruar gjendjen e tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme