Showbiz

Fejohet çifti këngëtare basketbollist

Befasi! Këngëtarja Tori Kelly do të bëhet nuse.

Njëzetekatërvjeçarja ka zbuluar për fansat në Instagram, se ajo është fejuar me të dashurin e saj André Murillo, transmeton Ksp.

Kelly ka shpërndarë një foto bardh e zi, ku ajo është së bashku me Murillo.

“Të dua”, shkruan ajo. Tori ka mbajtur sekret shumicën e detajeve të lidhjes së saj me André, por duket se ata kanë qenë së bashku prej dhjetorit të vitit të kaluar.