Morgan Freeman kundër Rusisë:  Putin është spiun!

Morgan Freeman kundër Rusisë: Putin është spiun!

21 shtator 2017 09:55

Aktori i famshëm hollivudian Morgan Freeman ka bërë deklarata të ashpra kundër presidentit të Rusisë. “Vladimir Putin është spiun dhe ne jemi sulmuar e ndodhemi në luftë”. Këtë deklaratë aktori e ka bërë në një video të publikuar në internet.

Ai e vuri theksin tek sulmet kibernetike që agjencitë e inteligjencës amerikane i raportuan Kremlinit. Ndërhyrje të tilla kishin si qëllim zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Përmes hapjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale, Putin ka bindur njerëzit e shoqërive demokratike që të shkatërrojnë mediat e tyre. Madje ai po fitonte. Kemi nevojë që presidenti jonë të flasë direkt me ne e të thotë të vërtetën.

Kemi nevojë që të na thotë se gjatë zgjedhjeve të fundit jemi sulmuar nga qeveria ruse dhe se do të ketë hetime në lidhje me këtë çështje ”, vijon Freeman.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme