Melania Trump thyen stereotipet

Melania Trump thyen stereotipet

20 shtator 2017 15:20

Duhej Melania Trump për të tërhequr vëmendjen e krizës së fundit.

“Zonja e Parë” ka shoqëruar bashkëshortin e saj në bazën ushtarake “Joint Andrews” dhe “look”-u i saj si zakonisht ka tërhequr kureshti dhe komente të shumta.

Melania Trump nuk gabon asnjëherë në veshjen e saj. Por nga ana tjetër Donald Trump nuk humb asnjë rast për ta shfaqur veten si “seksist”.

Dhe kështu, ndërsa nuk kuptohet mirë nëse dora mbi shpinën e gruas së tij ishte për ta shoqëruar ëmbëlsisht apo për ta shtyrë, edhe “outfit” i saj nuk bën gjë tjetër veç ushqen teorinë e bashkëshortes - “Barbie”.

Nën xhaketën e Veronica Beard me prerje ushtarake, Melania ka përshtatur një palë pantallona bezhë që i tregojnë fundshpinën në formë.

Pas kritikave pas uraganit “Irma” për takat e larta që mbante, Melania me ushtarakët ka qenë më “e përmbajtur”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme