Showbiz

“Cash only” i aktorit shqiptar premierë në KTV

Filmi “Cash only”, me aktorin shqiptar Nickola Shreli, premierë të shtunën në KTV

Këtë të shtunë në KTV, shikuesit do të kenë rastin të shohin, premierë në Kosovë, të filmin artistik “Cash only”.

Në këtë film, krahas emrave të njohur, në rolin kryesor vjen edhe shqiptari Nickola Shreli.

Filmi flet për një burrë të zhytur në borxhe i cili gjen para të gatshme në një banesë, të cilat zbulohet më vonë se i takonin dikujt që do të bënte gjithçka t’i kthente pas.

Elvis Martini i cili portretizohet nga shqiptari Nickola Shreli, është në hall të madh. Banesa e tij së shpejti do të rrënohet nga banka: shumica e qiramarrësve janë prapa me pagesën e qirasë, ai i ka shumë borxh mafies shqiptare dhe të bijën e ka në shkollë.

Elvisi gjen para të gatshme në banesën e njërit prej qiramarrësve dhe për një kohë të shkurtër i mban ujqit që duan ta shqyejnë larg, por e gjithë kjo situatë sjell një ujk më të madh: personin që i do paratë e tij të vjedhura pas. Kur e bija e tij rrëmbehet nga disa persona të panjohur ai përfshihet në telashe. Elvis i ka 24 orë për të kthyer 25 mijë dollarë para të gatshme.

Duhet përmendur se skenari i këtij filmi është shkruar po nga Shreli, derisa regjinë e tij e ka realizuar Malik Bader.

Filmi do të shfaqet këtë të shtunë nga ora 20:00.