Showbiz

“Këpurdhat” promovon albumin e 2-të “N’trip”

“N’trip” është titulli i albumit të dytë muzikor i rock-grupit të njohur nga Maqedonia, “Këpurdhat”, i cili u promovua të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Rock-grupi tetovar ka interpretuar nëntë këngët e këtij albumi përmes një koncerti, ndërsa kënga “They”, të cilën e kanë lansuar pak ditë më parë me videoklip, i parapriu promovimit të albumit të tyre.

“Këpurdhat” albumin e parë e ka realizuar katër vite më parë, ndërkohë pas një pauze të gjatë ata janë rikthyer me performancë.

Pas Prishtinës dhe Shkupit, Tirana dhe disa qytete shqiptare janë destinacioni i grupit “Këpurdhat” për ta prezantuar albumin “N’trip”, me të cilin synojnë ta mbajnë gjallë frymën e rock e roll në trojet shqiptare.