Showbiz

Angelina Jolie në tapetin e kuq me 6 fëmijët e pa Brad Pittin

Descriptive Text

Një mama e lumtur për “folenë”e saj. Angelina Jolie sfilon në tapetin e kuq të Toronto Film Festival bashkë me gjashtë fëmijët e saj.

E buzëqeshur dhe gjithë rrezatim , e veshur me të bardha për filmin e animuar “Breadwinner”, në të cilën është producente ekzekutive dhe me të zeza në “First they killed my father”. Gjithmonë e vetme, edhe pse ka zëra për një afrim me Brad Pitt, por më në fund është e qetë.

Një nënë e vërtetë në karrierë Angelina ishte protagoniste gjatë dy ditëve intensive në Toronto dhe me vete donte të gjithë familjen e saj, fëmijët e moshave të ndryshme. Vivienne, 9 vjeç, Shiloh, 11, Knox 9 dhe Zahara 12, Maddox, 16 vjeç dhe Pax 13. Nga Brad Pitt nuk ka asnjë gjurmë për të përgënjeshturuar zërat e rikthimit të flaktë mes tyre.

Gjatë premierës së “First they killed my father” i marrë nga libri i Loung Ung, që bën fjalë për temën e masakrës kamboxhiane ku vdesin 2 milionë persona, Jolie sfiloi me një fustan të gjatë me një sup zbuluar.

E dobët , por e bukur. E gjitha me të bardha në tapetin e kuq të filmit të animuar “Breadwinner”, nga libri i Deborah Ellis, që tregon historinë e nhë vajze afgane 11 vjeçare që gjatë arrestimit të babait të saj , i duhet të vishet dhe sillet si burrë për të shpëtuar familjen e saj.

{gallery}