Showbiz

Getinjo me dy tatuazhe të reja

Tatuazhet janë trend i përcjellë ndër vite, ani pse në Kosovë kanë filluar të jetë shumë më të shprehura këtyre viteve të fundit.

Janë një numër njerëzish që këtë e bëjnë vetëm e vetëm për të ndjekur këtë trend të krijuar, e disa të tjerë që janë të pasionuar pas tatuazheve, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Ne listën e këtyre të fundit bën pjesë një prej këngëtarëve të njohur shqiptar, Getinjo. Ai ka vite që ka filluar që gjërat, të cilat i kanë ndodhur në jetë, ti dokumentoj përmes vizatimeve në trup.

Krahas 26 që i ka pasur deri më tani, këngëtari tashmë ka edhe dy tatuazhe të tjera, të cilat i përfundoi vetëm para tri ditëve.

Si adhurues i tatuazheve të shumta, Getinjo thotë se nuk e ka në plan të ndalet dhe se do të vazhdojë ta mbulojë gjithë pjesën e sipërme të trupit.

Ndërsa sa i përket muzikës, ai gjatë kësaj vere ka qenë i angazhuar me mbrëmje të shumta muzikore. Thotë të kenë qenë lodhje e madhe krahas kënaqësisë që i jep ndjenja e të qenit përballë publikut.

Getinjo për Express bëri të ditur se gjatë këtij viti ka në plan të sjell edhe disa projekte muzikore, në mesin e të cilave do të jetë edhe një bashkëpunim me vëllanë, Mozzikun.

Mbetet të shihet se çfarë do të vijë në vazhdim nga Getinjo sa i përket muzikës pasi siç bëri të ditur këngëtari, është shumë i fokusuar në krijimin e këngëve të reja.