Showbiz

Zayn Malik e Sia sjellin “Dusk Till Dawn”

Zayn Malik ka publikuar me videoklip këngën e tij më të re “Dusk Till Dawn” në bashkëpunim me këngëtaren australiane Sia.

Kjo është kënga e parë e tij në albumin e dytë, i cili pritet të vijë së shpejti, transmeton Koha.net.

Kënga është shkruar nga të dy këngëtarët, me producent Greg Kursting, kurse videoklipi është bërë në regji të Mark Webbit, i cili kishte punuar në seritë e Marvelit “The Amazing Spider-Man” dhe “500 Days of Summer”, shkruan Independent.