Showbiz

Pitt i kërkon falje Anistonit për shkak të Joliet

Brad Pitt është në mision për të vënë gjërat në vend, pas vendimeve të gabuara që kishte marrë në vitin 2005 për t’u ndarë nga Jeniffer Aniston për shkak të Angelina Joliet.

Aktori 53-vjeçar ka reflektuar për të kaluarën e tij. Brad kishte braktisur Jenniferin për Angelinën pasi ishin takuar gjatë xhirimit të filmit “Mr And Mrs Smith” në 2004-ën.

Por tash aktori ka adresuar të kaluarën e tij, duke tentuar që të justifikohet për gabimet e tij, transmeton KosovaPress.

“Ai ishte i vendosur për të kërkuar falje për të gjitha ato që i ka shkaktuar dhe ato që ka bërë”, ka thënë një burim për revistën “In Touch Weekly”.

Sipas këtij burimi, Pitt i ka kërkuar falje Jenniferit që ka qenë kokëfortë dhe i mërzitshëm në shumicën e kohës sa kishin qenë së bashku. Po ashtu, ai është justifikuar për shkak të vendimit që pati marrë për t’u ndarë nga Aniston. Revista shkruan se Jennifer ka qarë nga fjalët e Pittit.